Kryeministri Mustafa dënon zhvillimet e mbrëmshme

Lajme

Kryeministri Mustafa dënon zhvillimet e mbrëmshme

Nga: H.O. Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:15

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka dënuar zhvillimet e mbrëmshme në Prishtinë. Sipas tij, dhuna eshte e papranueshme si mjet politik.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,
Dua të ndajë me Ju keqardhjen për zhvillimet e mbremshme në Prishtinë. Lajmet dhe pamjet e tilla, na bëjnë të ndjehemi keq.
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam i vendosur të respekojë plotësisht ndarjen e pushteteve. Nuk më takon mua dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë. Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë.
Dhuna eshte e papranueshme si mjet politik.
Dua të besoj se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë. Në të njejtën mënyrë, dua të besoj që keshtu duhet te reagojnë edhe ata që nuk pajtohen me vendimet e organeve të rendit dhe të drejtësisë. Sidomos këto ditë, kur kemi përpara vetes nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e kritereve për Liberalizimin e Vizave, na duhet sjellje e përgjegjshme dhe në përputhje me normat ligjore, në interes të stabilitetit. I.M/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat