Ja protesta e dhunshme që ndodhi mbrëmë (FOTO)

Lajme

Ja protesta e dhunshme që ndodhi mbrëmë (FOTO)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 07:35

Kështu duket rruga “Luan Haradinaj” pas përleshjes së dhunshme të protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosjes me Policinë e Kosovës. Protesta e cila më pas u shndërruar në dhunë nisi kur policia arrestoi ish liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti në hyrje të Prishtinës.

Aktivistët e Vetëvendosjes u mblodhën para stacionit policor Qendra në Prishtinë, ku pas një ballafaqimi verbal, filluan të hidhnin gurë dhe gjësende të forta të drejtim të policisë.

Nga kjo dhunë mbetën të lënduar 7 policë, ku tre prej tyre me rëndë, derisa është lënduar edhe një protestuese.

Me të liruar Albin Kurti, protestuesit janë shpërndarë, derisa qyteti, sidomos rruga “Luan Haradinaj” dhe ndërtesa e stacionit Qendra të Policisë është në gjendje të tmerrshme.

Rruga “Luan Haradinaj” vazhdon të jetë e bllokuar deri te Qafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat