Bilanci i protestës, të lënduar 14 polic dhe një qytetar

Lajme

Bilanci i protestës, të lënduar 14 polic dhe një qytetar

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 07:03

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, sonte kanë kërkuar ndihmë gjithsejtë 15 persona. Prej tyre kanë qenë 14 policë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dhe një qytetarë.

Mjeku kujdestarë, Avdush Bajgora, i konfirmon KosovaPress-it për 15 personat që iu nënshtruan ndihmës mjekësorë në Emergjencë.

“Janë sjellur 14 policë dhe një qytetarë, të cilët lëndimet i kishin kryesisht në këmbë, dhe njëri prej tyre me lëndim në kokë. Për momentin kur po raportojmë, ora shënon 02:03 pas mesnate, ne konfirmojmë se në qendrën tonë ende është duke u trajtuar një i lënduar, i cili është në gjendje pak më të rëndë por që nuk është diçka seriozë, ndërsa 14 të tjerët janë lëshuar për trajtim në shtëpitë e tyre”, tha për KosovaPress, mjeku Bajgora./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat