​Kosova diskuton mundësit e bashkëpunimit me Kroacinë në shëndetësi

Lajme

​Kosova diskuton mundësit e bashkëpunimit me Kroacinë në shëndetësi

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 06:54

(E plotesuar) Një delegacioni i zyrtarëve shëndetësorë nga Kroacia nën udhëheqjen e dr. SinišaVarga, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kroacisë dhe profesionistë të tjerë nga Kroacia gjatë vizitës që i kanë bërë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë biseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Sali Ahmeti, ka thënë me këtë rast se bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve shëndetësorë nga Kosova dhe atyre nga Kroacia ka qenë i kamotshëm.

“Bashkëpunimi ynë ka qenë i kamotshëm dhe miqësor që nga themelimi i Fakultetit të Mjekësisë, madje edhe në periudha më të vështira, tani kemi rastin që ky bashkëpunim të mos jetë vetëm individual, por edhe institucional”, u shpreh Ahmeti.

SinišaVarga, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë tha se është i njohur për vizitat e shpeshta të kolegëve nga Kosova në Kroaci.

“Jam i njohur me vizitat e mjekëve nga Kosova, Kroacia ka krijuar një eksperiencë në sigurime shëndetësore, por edhe në arsim dhe ne mund të mbështesim kolegët tanë”, tha dr. Varga.

Ai theksoi se kanë ardhur në Kosovë për të dëgjuar nevojat që ka shëndetësia kosovare dhe për të t helluar bashkëpunimin dy palësh, mes dy shteteve.

Ilir Rama, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, përkatësisht Departamenti për Partneritetin Publiko Privat prezantoj kornizën ligjore në fuqi e cila rregullon çështjen e partneritetit publiko-privat.

Në takim pati diskutime rreth kësaj çështje, por edhe mundësisë së bashkëpunimi konkret mes dy shteteve.

Mbahet forumi i parë kosovaro-kroat për kujdesin shëndetësor

Me rastin e vizitës zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë, Dr. Siniša Varga, në Republikën e Kosovës sot, në Prishtinë të njëjtën ditë do të mbahet forumi i parë kosovaro-kroat për kujdesin shëndetësor.

Forumi do të mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Kroacia me kapacitetin e saj mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në ngritjen e kapaciteteve institucionale, profesionale dhe shkencore të kujdesit shëndetësor në Republikën e Kosovës në nivelin e kërkesave moderne, si dhe në përforcimin e kapaciteteve administrative për të përmbushur kushtet e procesit të integrimit Evropian të Kosovës.

Miqësia e popujve tanë dhe lidhjet tradicionale na detyrojnë të ndihmojmë që dy vendet Kroacia dhe Kosova të ripërtërijnë bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës dhe mjekësisë që e kemi humbur në të kaluarën e afërt.

Marrëdhëniet e Kroacisë dhe Kosovës duhet t’i shikojmë në mënyrë komplementare: Kroacia ka kapacitetet, kurse Kosova ka nevoja. Në këtë kontekst, është e nevojshme që të hapen mundësitë që Kroacia të ndihmojë në krijimin e një reforme të re mjekësore në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat