​Konjufca: Nëse nuk lirohet Albini, situata do të mund të eskalojë, përgjegjës është Isa Mustafa

Lajme

​Konjufca: Nëse nuk lirohet Albini, situata do të mund të eskalojë, përgjegjës është Isa Mustafa

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 00:02

Konferencë para dyerve të Kuvendit, gazetarëve nuk u lejohet të hyjnë në Kuvend.

Në pamundësi që deputetët e opozitës të mbajnë konferencë për shtyp brenda sallës së konferencave, deputetët u deshtë që konferencën ta mbajnë para hyrjes së Kuvendit.

me këtë rast deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, u tha gazetarëve se; “Meqë na e ndaluan për të hyrë në Kuvend bashkë me gazetarët atëherë po e mbajmë konferencën para hyrjes së Kuvendit. Është arrestuar një deputet i shquar i kuvendit, dhe ne jemi shumë të shqetësuar me këtë gjest... nuk mjaftuan të gjitha të drejtat që u janë dhënë serbëve por tash është hapur kutia e pandorës duke ja japur Serbisë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë, më pas me demarkacionin me Malizin e Zi ku shkuan mijra hektarët të territorit tonë. Në vend se qeveria të merr masa ndaj këtyre gjërave ata po mundohen të ja mbyllin gojën opozitës.
Paralajmërojmë Isa Mustafën, që është përgjegjës për kidnapi min e Albin Kurtit, që ta lirojnë Kurtin”, tha Konjufca.
Gazetarëve u foli edhe deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi, tha se’ “Po mundohen të na mbyllin dyert e Qeverisë dhe tash po mundohen të ua mbyllin gojën edhe gazetarëve duke mos ua hapur dyert e Kuvendit. Do të jemi këtu, sepse jemi në anën e drejtë, dhe kërkojmë që menjëherë të lirohet Kurti, i cili i ka vendet në seanca dhe në karrigen e deputetit e jo në burg.

Konjufca ndërkohë tha se ky arrestim është arrestim politik.Dhe rezistenca e protestuesve do të vazhdoj deri në lirimin e Albin Kurtit, dhe në momentin që mund të na thuhet se Kurti nuk do të lirohet atëherë ne do të eskalojmë situatën e pikërisht atëherë Isa Mustafa do të jetë përgjegjës i asaj që do të mund të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat