Digjen kontejner dhe një veturë, policia rrit forcat (Foto)

Lajme

Digjen kontejner dhe një veturë, policia rrit forcat (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 23:50

(E plotësuar)- Nga tereni ekipet tona raportojnë për situatë të paqëndrueshme edhe më tej.

Turma e njerëzve ka shkuar deri tek ndërtesa e komunës se Prishtinës. Policia janë duke i ndjekur me dy autoblinda.

Raportohet për arrestime, një ndër ta është edhe Ylli Hoxha nga VV.

Gjendje e tensionuar në kryeqytet, digjen vetura të KQZ-së

Policia po vazhdon të hedh gaz lotsjellës përderisa në anën tjetër protestuesit po gjuajnë me gjësende të forta.

Protestuesit janë shpërndarë në disa pozicione duke provuar që nga disa anë të sulmojnë stacionin e policisë të rrethuar nga njësitet speciale të policisë.

Raportohet se gurë nga protestuesit janë gjuajtur edhe në ndërtesën në të cilën ndodhet selia qendrore e PDK-së. /KosovaPress/


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat