​Policia e Kosovës: Ja arsyet e arrestimit të Albin Kurtit

Lajme

​Policia e Kosovës: Ja arsyet e arrestimit të Albin Kurtit

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 23:23

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës, zëdhënësi Baki Kelani ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës, njësitet kompetente kanë ndaluar Albin Kurtin dhe të njëjtin e kanë dërguar në stacionin policor për intervistim.
Kelani bëri të ditur se të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren me konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent.

Ndërsa arsyet e arrestimit të Kurtit, është njoftuar se janë për shkak të veprimeve të fundit të bëra nga personi në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat