Kjo është arsyeja që u ndal Albin Kurti sipas Prokurorisë (Foto/ Video)

Lajme

Kjo është arsyeja që u ndal Albin Kurti sipas Prokurorisë (Foto/ Video)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 21:27

(E plotësuar) - Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet kundër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij hetimi ka qenë i planifikuar edhe intervistimi i deputetëve të dyshuar, për të cilën arsye sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrëmë është ndaluar deputeti Albin Kurti.

Deputeti Kurti është intervistuar në polici në prezencë të avokatit mbrojtës dhe menjëherë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar dhe prokuroria do ta njoftoj opinionin me kohë për rrjedhën hetimore.

***

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, sonte kanë kërkuar ndihmë gjithsejtë 15 persona. Prej tyre kanë qenë 14 policë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dhe një qytetarë.

Mjeku kujdestarë, Avdush Bajgora, i konfirmon KosovaPress-it për 15 personat që iu nënshtruan ndihmës mjekësorë në Emergjencë.

“Janë sjellur 14 policë dhe një qytetarë, të cilët lëndimet i kishin kryesisht në këmbë, dhe njëri prej tyre me lëndim në kokë. Për momentin kur po raportojmë, ora shënon 02:03 pas mesnate, ne konfirmojmë se në qendrën tonë ende është duke u trajtuar një i lënduar, i cili është në gjendje pak më të rëndë por që nuk është diçka seriozë, ndërsa 14 të tjerët janë lëshuar për trajtim në shtëpitë e tyre”, tha për KosovaPress, mjeku Bajgora.

Lirohet Albin Kurti, flet para masës: Nuk do të ndalemi

Flet Albin Kurti

“Nuk jam intervistuar dhe nuk i jam përgjigjur as edhe një pyetje, dhe arsyeja pse jam liruar është vetë situata që ndodhi jashtë. Bëjë thirrje për protesta dhe demonstrata të ardhshme dhe Vetëvendosje nuk do të ndalet. Do të vazhdojmë me mbledhjen e nënshkrimeve dhe vetëm populli i bashkuar do të arrijë në ndaljen e Zajednicës”, Albin Kurti.

Protestuesit u shpërndanë dhe në këto momente po festojnë lirimin e Albinit.
Ka qenë një urdhëresë që kërkohej që Albin Kurti duhet të ndalohet dhe të sillet në stacionin policor. Glauk Konjufca kërkon shpërndarjen e turmës së protestuesve.

Bëhet e ditur se Kurti është liruar nga ndalimi dhe rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt.

"Presioni qytetar liroi Albin Kurtin!
Presioni qytetar do ta ndal "Zajednicën".
Fitorja është e pashmangshme sepse pushteti gjihmonë dorëzohet para vendosmërisë qytetare", njofton VV.

Lirohet Albin KurtiE Fundit: Lirohet Albin Kurti #KallxoVid

Deputeti i VV-së i arrestuar pak orë më parë sapo është liruar.

Tërmkolli: Po tentohet anarkia, këto veprime janë revolucionare, marksistet si të Enver Hoxhës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se protesta e qytetarëve kundër arrestimit të Albin Kurtit nga Policia e Kosovës është kundër interesave të shtetit dhe tendencë për anarki.

“Është akt kundër interesave të shtetit. Këto janë elemente te anarkisë dhe natyrisht që është e rrezikshme kjo situatë.

“Këto veprime janë revolucionare, marksistet te Enver Hoxhës. Nuk mund të merret pushteti me dhune ne një shtet demokratik, por edhe veprimet e opozitës duhet të trajtohen dhe te shqyrtohen”.

eo

Posted by Kallxo.com on Monday, October 12, 2015

“Pozita nuk mund te sillet sikur s’ka ndodhe gjë, duhet te mendohet të ofrojë mundësi për një zgjidhje, dhe duhet te dije te menaxhoje këtë situate te mos eskalojë më tutje. Sepse kur eskalohet situata edhe më shumë.

“Nuk është vetëm problemi i lirimit te Kurtit, kjo është pak më serioze.

“Opozita do ta sjelle vendin në një situate shume të rëndë nëse i realizon ato qëllimet e veta”.

​Digjen kontejner dhe një veturë, policia rrit forcat

Nga tereni raportohet për situatë të paqëndrueshme edhe më tej.

Turma e njerëzve ka shkuar deri tek ndërtesa e komunës se Prishtinës. Policia janë duke i ndjekur me dy autoblinda.

Raportohet për arrestime, një ndër ta është edhe Ylli Hoxha nga VV.

​Konjufca: Nëse nuk lirohet Albini, situata do të mund të eskalojë, përgjegjës është Isa Mustafa

Konferencë para dyerve të Kuvendit, gazetarëve nuk u lejohet të hyjnë në Kuvend.

Në pamundësi që deputetët e opozitës të mbajnë konferencë për shtyp brenda sallës së konferencave, deputetët u deshtë që konferencën ta mbajnë para hyrjes së Kuvendit.

me këtë rast deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, u tha gazetarëve se; “Meqë na e ndaluan për të hyrë në Kuvend bashkë me gazetarët atëherë po e mbajmë konferencën para hyrjes së Kuvendit. Është arrestuar një deputet i shquar i kuvendit, dhe ne jemi shumë të shqetësuar me këtë gjest... nuk mjaftuan të gjitha të drejtat që u janë dhënë serbëve por tash është hapur kutia e pandorës duke ja japur Serbisë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë, më pas me demarkacionin me Malizin e Zi ku shkuan mijra hektarët të territorit tonë. Në vend se qeveria të merr masa ndaj këtyre gjërave ata po mundohen të ja mbyllin gojën opozitës.
Paralajmërojmë Isa Mustafën, që është përgjegjës për kidnapi min e Albin Kurtit, që ta lirojnë Kurtin”, tha Konjufca.
Gazetarëve u foli edhe deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi, tha se’ “Po mundohen të na mbyllin dyert e Qeverisë dhe tash po mundohen të ua mbyllin gojën edhe gazetarëve duke mos ua hapur dyert e Kuvendit. Do të jemi këtu, sepse jemi në anën e drejtë, dhe kërkojmë që menjëherë të lirohet Kurti, i cili i ka vendet në seanca dhe në karrigen e deputetit e jo në burg.

Konjufca ndërkohë tha se ky arrestim është arrestim politik.Dhe rezistenca e protestuesve do të vazhdoj deri në lirimin e Albin Kurtit, dhe në momentin që mund të na thuhet se Kurti nuk do të lirohet atëherë ne do të eskalojmë situatën e pikërisht atëherë Isa Mustafa do të jetë përgjegjës i asaj që do të mund të ndodhë.



Policia ka arrestuar Ylli Hoxhën, Premton Ibërdemajn dhe Uran Hasanin.

Gjendje e tensionuar në kryeqytet, digjen vetura të KQZ-së,

Policia po vazhdon të hedh gaz lotsjellës përderisa në anën tjetër protestuesit po gjuajnë me gjësende të forta.

Protestuesit janë shpërndarë në disa pozicione duke provuar që nga disa anë të sulmojnë stacionin e policisë të rrethuar nga njësitet speciale të policisë.

Raportohet se gurë nga protestuesit janë gjuajtur edhe në ndërtesën në të cilën ndodhet selia qendrore e PDK-së.

Qytetarët po rigrumbullohen. Protesta vazhdon. Ose duhet të lirohet Albin Kurti menjëherë nga kidnapimi policor, ose situata do të tensionohet edhe më tutje. Qeveria mbanë përgjegjësi për këtë!

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, October 12, 2015

Lëndohet nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është lënduar nënkryetari Driton Çaushi.

“Është lënduar nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Driton Çaushi”, njofton VV-ja.

Prokuroria ende s’ka vendosur për masën e ndalimin prej 48 orësh për Kurtin

Qytetarë të Kosovës!Ju thërrasim të merrni pjesë në protestat për kundërshtimin e Zajednicës dhe për lirimin e deputetit Albin Kurti, i cili është kidnapuar nga policia, pa i treguar as fletë arresti, as arsyetim për arrestimin e tij.Në momentet që po flasim protestat kanë filluar, në Prishtinë, përballë Stacionit të Policisë Qendra, në Rrugën Luan Haradinaj. Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për të ndalur dhunën policore që po i bëhet qytetarëve dhe vetë Republikës sonë.Ju lutemi të njoftoni për pjesëmarrje në këtë protestë të gjithë familjarët, miqtë, apo fqinjët tuaj.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, October 12, 2015

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, i cili i ka nisur hetimet ndaj Albin Kurtit, ka thënë se intervistimi i tij po vazhdon në këto momente.

Ai ka thënë se ende nuk dihet nuk dihet nëse do të kërkojë ndalimin e tij prej 48 orësh.

“Ai është akoma në proces të intervistimit dhe presim rezultatin e intervitsitmit për detaje tjera”, ka thënë Beka.

* * * * *
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar arrestimin e Albin Kurtit.
Kelani ka thënë se arrestimi i tij është bërë me urdhëresë të prokurorit.
“Po mund të konfirmojë se sot në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës në bazë të urdhëresës së dhënë nga prokurori kompetent, njësitet relevante policore kanë ndaluar z.Kurti dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordimin me prokurorin kompetent”, ka thënë Kelani.

Momenti i arrestimit të Albin Kurtit. Ftojmë qytetarët që të grumbullohen tek stacioni qendra i Policisë së Kosovës!

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, October 12, 2015

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se sonte, në magjistralen Ferizaj - Prishtinë, Policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup.

“Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia po do që t'i arrestojë ata. Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t'i arrestojnë ata”, thuhet në njoftimin për media të këtij subjekti politik.

“Pozita ka vendosur që përmes dhunës policore ndaj deputetëve, ta mbrojë "Zajednicën". Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti. Shteti policor dhe masat e dhunshme janë të patolerueshme dhe do të shpiejnë në krizë edhe më të madhe në vend”, përfundon ky njoftim.

Pas kësaj, para pak kohë me anë të një njoftimi në facebook, VV ka thirrur kativistët që të dalin për të bllokuar stacionin e policisë.

“Policia ka arrestuar Albin Kurtin. Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi, rruga "Luan Haradina j"). Ftojmë të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohemi para stacionit të Policisë.

Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm!

Kurti është parë duke hedhur gazin lotsjellës ndërkohë që kjo përbën vepër penale për të cilën parashihet 6 muaj burg deri në 5 vjet”, shkruan VV në facebook.







Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat