Neootomanët e hoqën Skënderbeun nga Kuvendi!

Lajme

Neootomanët e hoqën Skënderbeun nga Kuvendi!

Nga: Mimozë Lakna Më: 12 tetor 2015 Në ora: 18:22

Murali me pamje nga Kuvendi i Lezhës dhe ai i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nuk kanë qëndruar shumë gjatë në muret e hollit të Kuvendit të Kosovës. Pesë ditë, pasi subjektet politike opozitare, ua hoqën mbulesën muraleve me motive kombëtare në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e Kuvendit kanë vendosur që t`i zëvendësojnë ato me disa fotografi të tjera.

Tani në vend të pamjeve të Kuvendit të Lezhës dhe heroit Kombëtar Skënderbeu, gjenden pamje të monumentit kulturor autentik të Komunës së Prishtinës, “Hyjnesha në Fron”, dhe një nga bukuritë natyrore të Kosovës, Ujëvara e Mirushës.
Ky veprim i Kuvendit ka ngjallur reagime të shumta në opinion, por është arsyetuar nga Blerim Latifi, këshilltar i kreut të Kuvendit Kadri Veseli.

Publicisti Driton Tali, thotë se figura e heroit Skënderbeu nuk do të duhej t`i pengonte askujt e aq më pak shqiptarëve.
“Unë nuk e kam të qartë kujt i pengon Skënderbeu. Nuk besoj se i pengon miqve tanë ndërkombëtarë për faktin se Ai i mbrojti edhe ata nga invazioni osman. Të paktën kështu thonë shumë autorë, qofshin perëndimor apo lindor. Bile edhe Papa e shpalli "Atlet të Krishtit". Bile shume islamistë radikal shqiptar e akuzojnë Skënderbeun pikërisht për kontributin e tij në mbrojtjen e Evropës Krishtere nga islami otoman. Bile ata e paraqesin Skënderbeun edhe si djalë serbe. Ka edhe disa autorë serbë që e pohojnë një gjë të tillë. Tashti me të vërtet kujt i pengon Skënderbeu? Shqiptarëve jo se jo!”, vlerëson Tali për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat