Goditi serbët me gur, ja kush është Marseli që ka idhuj Berishën e Doshin (Foto)

Lajme

Goditi serbët me gur, ja kush është Marseli që ka idhuj Berishën e Doshin (Foto)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 21:23

Marsel Qeleshi, djaloshi 18-vjeçar që goditi autobusin e kombëtares serbe me gur në Tiranë, është mjaft i njohur nga djemtë në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Ai ka qenë pjesë e jetimores “Zyber Hallulli” nga momenti që mamaja e tij duket se ka ndërruar jetë.

Emrin e nënës ai e ka bërë edhe tattoo në trup.

Marseli tani po përballet me akuzat e prishjes së qetësisë publike dhe rrezikon të dënohet.

Në profilin e tij në Facebook ai shfaqet me flamurin e Partisë Demokratike dhe e ka aq idhull Sali Berishën, sa që ka bërë një montazh sikur Berisha i ka dedikuar një postim atij në Facebook.

Gjithashtu Qeleshi ka në profilin e tij edhe mjaft foto të Tom Doshit, të cilin duket se e simpatizon gjithashtu.

Përcjellim disa foto të marra na profile i tij më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat