​Nikolic lë të hapur mundësinë e njohjes së Kosovës

Lajme

​Nikolic lë të hapur mundësinë e njohjes së Kosovës

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 21:09

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic në një intervistë për të përditshmen sllovene “Dnevnik” ka thënë se Serbia është e gatshme për hapjen e kapitujve të parë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu besimin e tij se kapitujt nuk janë hapur për shkak të Kosovës.
Nikolic ka folur edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për pranim në BE.

“Në qoftë se është kusht për pranimin e Serbisë në BE, njohja e pavarësisë së Kosovës, atëherë si është e mundur që pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovës”, ka thënë Nikoliq.

Kurse për mbështetjen e propozimit të Shqipërisë nga Sllovenia për futjen në agjendë të UNESCO-s , që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, mendoj se Lubjana zyrtare nuk duhej të bashkohej në atë iniciativë.

“Ju keni mendimin tuaj, por nuk mund ta thoni publikisht. Marrëdhëniet tona me Sllovenin nuk mund të prishen, por Sllovenia duhet të ketë ndërmend që duhet të jetë lidere në diçka që e di se i dhembë Serbisë”, ka shtuar presidenti serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat