Volteri ju sqaron pse s’ka paqe në Ukrainë

Lajme

Volteri ju sqaron pse s’ka paqe në Ukrainë

Nga: Fitim Dika Më: 10 tetor 2015 Në ora: 17:22

Prej fillimit të luftës civile në Ukrainë, Shkurt 2014, mes separatistëve rus dhe qeverisë ukrainase, janë vrarë rreth 6500 persona dhe mbi 1.2 milion persona janë shpërngulur. Konflikti erdhi si pasojë e rrëzimit të qeverisë pro-ruse nga protestatat mbarë popullore në vend. Por Ukraina ka pas shpesh konflikte dhe luftëra gjatë historisë, pasi është vendi ku bashkohen katolikët, ortodoksët dhe muslimanët. Krizën në këtë vend e ka paralajmëruar edhe filozofi i njohur francez, Fransua Voltaire, prej shekullit të XVIII-të kur ka shkruar:
“Ukraina ka dashur gjithmonë të jetë e lirë: por duke qenë e rrethuar nga Rusia, Perandoria Osmane dhe Polonia, i është dashur të gjejë një mbrojtës, dhe si pasojë një sundimtar në njërin nga këto tri shtete. Në fillim u vu nën mbrojtjen e Polonisë, që e trajtoi më shumë si subjekt të nënshtruar, pastaj shkoi pas Moskës, që e qeverisi si skllave aq sa mundi. Në fillim ukrainasit patën privilegjin që të zgjidhin një princ të emërtuar gjeneral, Hataman, por shumë shpejt atyre iu hoq kjo e drejtë dhe gjenerali i tyre u emërua nga oborri i Moskës.”
Sot Perëndimi i Ukrainës është i lidhur me Bashkimin Europian, Lindja ka ndikimin e madh të Rusisë, ndërsa në Krime kanë mbetur tatarë të besimit Islam, pavarësisht degdisjes së tyre nga Stalini pas LDB, duke mbetur thuajse e njejta situatë si para disa shekuj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat