Skandal në Gjermani: Nuk dënohet personi që i vuri flakën Kampit të Azilit

Lajme

Skandal në Gjermani: Nuk dënohet personi që i vuri flakën Kampit të Azilit

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:10

Një person 25 vjeçar ka tentuar ti hedh flakën kampit të azilit në qytetin gjerman Altena, që rrezikoi jetën e të gjithë personave përreth. Por gjykata nuk e dënon atë për arsye banale pasi ai – nuk është radikal i djathtë por “vetëm” urrejtës i azilantëve.
“Ai ka vepruar në bazë të bindjeve personale dhe jo në baza politike,” tha gjyqtari kontravers, Bernd Maas, 60.
Partia e majtë gjermane, SPD, ka kundërshtuar vendimin e gjyqtarit duke e quajtur si “të padrejtë” e të “çuditshëm”.
Në 4 Tetor, personi në fjalë tentoi të djegë gjithë kampin e azilit në qytet, duke dështuar në veprimin e tij momentin e fundit, pasi u zbuluar nga zhurma dhe duke pësuar vetëm dëme materiale prej 20.000 euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat