Me mjaltë ndihmojnë fëmijët me sindromin Down

Lajme

Me mjaltë ndihmojnë fëmijët me sindromin Down

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 15:15

Nxënësit e Shkollës Fillore në Prishtinë “Meto Bajraktari”, kanë filluar sot një inciativë humanitare për fëmijët me sindromin Down në mënyrë që ata të kenë mundësi shkollimi si nxënësit tjerë.

Ata nga sot deri të shtunën e ardhshme do të shesin në Prishtinë mjaltë dhe të kartolina.

Njëri nga nxënësit, Erin Gashi tha se kanë marr këtë inciativë humanitare për t’i vetëdijesuar komunitetin për t’i ndihmuar fëmijët me sindromën Down.

Gashi: Pse mos t’i ndihmojmë

“Pse mos t’i ndihmojmë, pse mos të bëhemi edhe ne humanitar që t’i ndihmojmë këtij komuniteti që kanë nevojë. Edhe pse kushtet e rënda atmosferike ne jemi zotuar që do t’i ndihmojmë gjithmonë”, ka thënë ai.

Ai premtoi se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe në vitet tjera dhe do të mundohen që kjo kategori të jetë e përfshirë në të gjitha projektet e kësaj shkolle.

Edhe nxënësi tjetër i kësaj shkolle, Luar Moku tha se nuk do të ndalen së ndihmuari këta fëmijë.

Moku: Kemi siguruar disa mjete

”Kjo do të zgjasë deri në fundin e javës dhe kemi siguruar disa mjete për këtë projekt”, ka thënë ai.

Kurse, arsimtarja e shkollës “Meto Bajraktari “, në Prishtinë,Zotëhane Ulaj ka thënë se në këtë shkollë kanë shumë aktivitet që synojnë t’i vetëdijësojnë fëmijët që të bëhen qytetar të devotshëm të shtetit tonë.

“Ky projekt është si rrjedhojë e shumë aktiviteteve tjera që ka pasur nga vizita e vitit të kaluar në shoqatë dhe kemi parë për së afërmi përpjekjet e kësaj shoqate që kontribuojnë shumë edhe si vullnetar “shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se me këto para që do t’i fitojnë do të investojnë më shumë në arsimimin e këtyre fëmijëve në mënyrë që të bëhet integrimi i këtyre fëmijëve me nevoja të veçanta bashkë me fëmijët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat