De Maiziere dënon dhunën ndaj azilkërkuesve: E turpshme

Lajme

De Maiziere dënon dhunën ndaj azilkërkuesve: E turpshme

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:26

Qeveria e Gjermanisë ka bërë të ditur se, këtë vit, janë shënuar rrreth 500 sulme ndaj godinave ku strehohen azilkërkues.

Shifra është tre herë më e madhe se në vitin 2014.

Ministri i Brendshëm Gjerman, Thomas de Maiziere, deklaroi se kjo lloj dhune është “e turpshme”.

“Dy të tretat e sulmeve janë kryer nga banorët lokalë që nuk kanë pasur të kaluar penale”, ka thënë de Maiziere.

Ai kërkoi ndëshkime të ashpra ndaj atyre që sulmojnë qendrat e azilkërkuesve duke nënvizuar se këta individë duhet të kuptojnë se po kryejnë vepra penale të papranueshme si tentativë vrasje, zjarrvënie të qëllimshme dhe sulme ndaj perosnave të tjerë.

Por ndërkohë rajoni i Bavarisë që po përballet edhe me numrin më të lartë të azilkërkuesve po kërkon nga qeveria federale të mos pranojë më emigrantë

Në një deklaratë qeveria bavareze paralajmëroi se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për numrin e lartë të azilkërkuesve.

Nga 1 shtator dhe deri tani në Bavari kanë mbërritur 241,000 emigratë, 86,000 prej të cilëve janë dërguar në rajonet e tjera.

Kryeminsitri I bavarisë Horst Seehofer tha se ishte e nevojshme që të garantohet siguria e brendhsme e rajonit.

Edhe pse fluksi tha ai nuk përbën ndonjë kërcënim terrorist, kriminaliteti po rritet javët e fundit.

Gjermania pret së paku 800,000 azilkërkues këtë vit.

Shumë nga emigrantët që ikin nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika dhe që arrijnë në Evropë përmes Ballkanit, kanë shprehur dëshirën për t’u vendosur në Gjermani, ku kancelarja Merkel po zbaton politikën e dyerve të hapura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat