Prifti armen: Nënë Tereza është armene

Lajme

Prifti armen: Nënë Tereza është armene

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:08

Pas pretendimeve maqedone e vllehe, se Nënë Tereza ka qenë e konbësisë së tyre, tash edhe armenët shfaqin interesa për ta gllabëruar figurën e famshme të saj. Një faqe armene në gjuhën gjermane, Haypressnews, ka potencuar se emri i vërtetë i Nënë Terezës është Agnessa Boyajyan, që tregon se ka preardhje armene! Këtë e konfirmon prifti armen, Pargev Martirosyan, të cilit vetë Nënë Tereza ia paska shprehur preardhjen e saj.

“Gjatë vizitës së Nënë Terezës pas tërmetit armen në 1988, ajo u takua me Vazken I , duke i treguar se ka prejardhje armene dhe mbiemri i saj i vërtetë është Bayajian. Babai i saj kishte shkuar në Shqipëri nga Armenia Perëndimore, ndërsa nëna e saj kishte qenë shqiptare. Këtë e tha në prezencë të 20-25 personave, ” tha mes tjerash prifti armen Pargev Martirosyan.

Interesante sesi shpjegimi i tij nxjerr Shkupin qytet të Shqipërisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat