PSHDK: Mikel Qupi nuk ishte asnjëherë anëtar i PSHDK-së

Lajme

PSHDK: Mikel Qupi nuk ishte asnjëherë anëtar i PSHDK-së

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 12:05

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i akuzuari për organizimin e një atentati për vrasjen e Mimoza Kusari –Lila, Mikel Qupi nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i PSHDK-së.

Qupi është punëtor i administratës komunale të Gjakovës, gjegjësisht udhëheqës i Zyrës së vendit në fshatin Bishtazhin. Politikisht, Qupi, thuhej se është pjesë e PSHDK'së, partner në qeverisje i ish Kryetarit Pal Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat