Denoncim shokues: “Katër orë para ndeshjes më thanë se Serbia fitonte 0 – 2”

Lajme

Denoncim shokues: “Katër orë para ndeshjes më thanë se Serbia fitonte 0 – 2”

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 09:12

Një i ri nga Laci ka bere një denoncim rrëqethës ne lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Enea nga Laci ne emisionin Zone e Lire te Arian Çanit, ka thënë se ishte ne Elbasan ditën e ndeshjes.

“Kam qene ne Elbasan dhe ishim duke pire kafe pasi nuk arrita dot te gjej bilete dhe kam pasur biseda dhe telefonata ku me është thënë se ndeshja do te dilte 0-2”, tha i riu.

Ai beri me dije se ka te dhëna nga kompani mbikëqyrëse te basteve sportive se nga IP shqiptare janë vendosur gjate ndeshjes disa baste ne vlere totale rreth 6 milionë euro.

I riu ka theksuar se pas bisedës qe ka bere kur ishte ne lokal ne Elbasan është ngritur nga tavolina por me pas ka marre një telefonate nga Greqia ku i është thënë e njëjta gjë, se Serbia do fitonte ndeshjen me dy gola diference.

Enea nga Laci ka hedhur dyshime te forta duke thënë se dy golat qe u pësuan nga kombëtarja ishin gabime trashanike e te pabesueshme për futbolliste profesioniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat