Fundjava me shi, të hënën më ftohtë

Lajme

Fundjava me shi, të hënën më ftohtë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:33

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e një cikloni mesdhetar që pritet të sjellë mot të vranët, me shi dhe erëra mesatarisht të fuqishme. Të dielen priten edhe mundësi për bubullima. Temperaturat maksimale do të sillen nga 14C deri 18C, e ato minimale nga 10C deri 12C. Era do të fryejë nga juglindja 4-13m/s.

Gjatë ditës së hënë do të mbajë mot më i ftohtë kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu kryesisht gjatë orëve të mëngjesit. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 13C, ndërsa era do të fryejë nga verilindja 2-5m/s.

Ditën e martë do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ndërkaq ditën e mërkurë mot kryesisht me vransira me mundësi që pasdite dhe në mbrëmje të ketë edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të ngriten në 14C deri 16C, e ato minimale do të zbresin deri në 5C. Era do të fryejë nga verilindja dhe juglindja 2-7m/s.

Shtypja atmosferike ditëve të fundjavës do të zbresë nën vlera normale, e më pas gjatë ditëve të para të javës do të ngritet mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat