Erdogan arrestoi kryeredaktorin për shkak të “fyerjes”

Lajme

Erdogan arrestoi kryeredaktorin për shkak të “fyerjes”

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:10

Bulent Kenesh, kryeredaktori i gazetës më të madhe në Turqi “Zaman” është arrestuar për shkak se e ka “fyer presidentin Rexhep Taip Erdogan”.

Kenesh thuhet se gjoja e ka fyer Erdoganin duke publikuar deklaratën e njërit nga liderët e opozitës.

Edhe pse gjykata fillimisht vendosi për arrestimin, për Keneshin është vendosur mbikëqyrje gjyqësore dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë vendit.

Në deklaratën e tij, Kenesh ka mohuar se ka fyer Erdoganin duke thënë se ai vetëm e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për mednim kritik.

Siq shkruan “Zaman”, Kenesh me rastin e arrestimit ka porositur kolegët e tij që të vazhdojnë “ të luftojnë për demokraci dhe ligjet”.

Kundër Keneshit janë ngritur gjithsej nëntë kallëzime penale për fyerje ndaj Erdoganit, kryeministrit Ahmet Davotuglu dhe këshilltarit të Erdoganit Mustafa Varanka.

Gazetarët dhe figurat publike janë shpesh cak i regjimit që vë në pikëpyetje lirinë e fjalës në Turiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat