Mahnitëse: Ky miliarder dëshiron të japë 99 për qind të pasurisë së tij (Video)

Lajme

Mahnitëse: Ky miliarder dëshiron të japë 99 për qind të pasurisë së tij (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 21:49

Pronari i kompanisë që prodhon pije energjike, do të japë 99 për qind të pasurisë së tij prej katër miliardë dollarësh.

Manoj Bhargava, që është pronar i kompanisë “5-hour-energy”, ka vendosur të japë pothuajse tërë pasurinë e tij, për të krijuar lëvizjen “Billions in Change”.

Kjo do të ndihmojë kompanitë dhe projektet e ndryshme, për të krijuar gjëra praktike dhe që janë të padëmshme për natyrën.

“Ndihma që i bëhet tjetrit, është zgjedhja më e mirë për të shpenzuar pasurinë. Zgjedhjet tjera, si shpenzimi për veten, janë të padobishme dhe dëmtuese”, ka thënë ai mes tjerash, në dokumentarin e postuar më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat