Kush ia solli gazin lotsjellës Albinit në Kuvend?

Lajme

Kush ia solli gazin lotsjellës Albinit në Kuvend?

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:53

Gazin lotsjellës, të cilin e hodhi deputeti i VV-së Albin Kurti, në sallën e Kuvendit e ka futur shoqja e tij partiake, Albulena Haxhiu.

Disa vurime kanë bërë të ditur se deputetja Albulena Haxhiu ka dalë nga salla në momentin kur Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, ka shkuar për t’u ulur tek ulëset e deputetëve të PDK-së, për ta drejtuar seancën. Pikërisht në këtë kohë, Haxhiu si duket është nisur drejtë selisë së Vetëvendosjes për të marrë gazin lotsjellës.

Deputetja Haxhiu ka arritur ta kalojë lotsjellësin në sytë e policisë, e cila bën sigurimin e objektit të Kuvendit , për faktin, që nuk ka pasur çantë me vete.

Burime bëjnë të ditur se e gjithë kjo është e regjistruar nga kamerat e sigurisë në Kuvendin e Kosovës.

Lotsjellësi më pas është hedhur nga deputeti i VV-së, Albin Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat