Ja ku po ” fshihet” Albin Kurti pas “sherrit” që e bëri në Kuvend

Lajme

Ja ku po ” fshihet” Albin Kurti pas “sherrit” që e bëri në Kuvend

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:35

Lideri shpirtëror i VV-së Albin Kurti pasi ka hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës duke i bërë për spital disa deputete të Kuvendit, është nisur drejt Skandinavisë.

Merret vesh se Kurti ka udhëtuar drejt Oslos nga Aeroporti i Shkupit. Siç dihet ai është i martuar me një norvegjeze me të cilën e ka edhe një vajzë.

Po ashtu,Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.

Kurti është parë duke hedhur gazin lotsjellës ndërkohë që kjo përbën vepër penale për të cilën parashihet 6 muaj burg deri në 5 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat