Arrestohet në Pozharan Bernard Përlazri

Lajme

Arrestohet në Pozharan Bernard Përlazri

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:15

(E plotësuar)- Policia e Kosovës ka arrestuar Bernard Përlazrin I cili dyshohet se ditë me parë ka vrarë Hekuran Morinën në Prizren.

Zëdhënësi Baki Kelani ka thënë se Policia pas një pune intensive ka arritur ta arrestojë Bernard Përlazrin në fshatin Pozharan të Gjilanit.

“Pas një punë intensive të policisë drejt hetimit dhe arrestimit të personit të kërkuar si i dushuar për vrasjen në rastin e Prizrenit, sot rreth orës 17 e 10 në fshatin Pozharan të Gjilanit është arrestuar i dyshuari Bernard Përlazri”, ka thënë zëdhënësi Kelani./KosovaPress/

Policia arreston Bernard Përlazrin

Në afërsi të Prishtinës është arrestuar i dyshuari për vrasjen e Hekuran Morinës në Prizren, Bernard Përlazri.
Sipas mediave vendore tregojnë se Përlazri është kapur në afërsi të kryeqytetit, i shoqëruar nga avokati i tij, Ndrecë Dodaj.

I dyshuari për vrasje dhe avokati i tij mësohet se ishin duke shkuar në Polici për t’u dorëzuar Përlazri, mirëpo ai është kapur ende pa arritur në stacionin policor.

Ndryshe, Përlazri dhe dy të tjerë dyshohet se me 7 shtator qëlluan për vrasje Hekuran Morinën dhe plagosen dy shoqërues të tjerë, pas një shkëmbimi zjarri me armë në mes dy grupeve në lagjen Bazhderhane të Prizrenit.

Nga ai moment ai ka qëndruar në arrati, pasi refuzonte t'i dorëzohej autoriteteve të Prizrenit, bashkë me dy persona tjerë që janë familjarë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat