Berisha akuzon Ramën: Ndikoi te rezultati, arrestoi Ballistin

Lajme

Berisha akuzon Ramën: Ndikoi te rezultati, arrestoi Ballistin

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 19:08

Sali Berisha tashmë është më i bindur: Fajin për rezultatin e djeshëm kundër Serbisë e ka kryeministri Edi Rama.

Ja çfarë shkruan ai në FB.

“Politizimi ekstrem dhe me te gjitha mjetet, per dite me radhe i ndeshjes, anullimi i mijera biletave te shitura kuqezinjve, zevendesimi i tyre me asi tipash qe nuk kishin shkelur kurre ne stadium, arrestimi i Morines me akuzen e turpshme se donte t’i bente atentat Vuçiçit, shkuarja dy – tre here ne dhomat e veshjeve te futbollisteve kundershtar, fjalimi i tij i sotem gjer ne neveri, si nje larje duarsh, nuk nxjerrin duarjashte Ramen nga rezultati i ndeshjes dhe deshmojne per nje kompleks te tij ose provojne se nuk eshte aspak ne gjendje ekuilibri psiqik normal.

Ju ftoj te dashur miq t’i urojme fitore kombetares tone ne Erevan si dhe te urojme qe basketbollisti i bankines mos ta ndjeke mbrapa ekipin tone ne Armeni!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat