Adem Demaçi: "Kë ta zgjedhim? Kush është më i mirë se Hashimi"?!

Lajme

Adem Demaçi: "Kë ta zgjedhim? Kush është më i mirë se Hashimi"?!

Nga: Nga Idriz Zeqiraj Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:25

Përveç Shoqatave zhurmuese e shantazhuese të përhershme të "luftës", më saktë, të pasluftës, edhe simboli i rezistencës shumëvjeçare të shqiptarëve të Kosovës, bacë Adem Demaçi, shprehu gatishmërinë e ndërmjetësuesit pozitë-opozitë. Kemi admiruar sinqeritetin, çiltërinë e Demaçit tonë luftarak e qëndrestar. Por, këtë herë zhgënjeu opinionin gjithëshqiptarë, kur thotë se "nuk jam pjesë e asnjë partie!" Demaçi ka qenë gjithherë në parti, madje shumë aktiv në ekstremin e majtë, me një urrejtje patologjike karshi Presidentit Rugova dhe Lëvizjes së Tij madhore - LDK-së.

Më shumë keqardhje, me gjithë respektin për të kaluarën stoike, qëndrestare, vuajtjet e gjata burgjeve jugosllave të Adem Demaçit, për hir të së vërtetës, bazuar në fakte e deklarime të vet Demaçit, edhe ai është pjesë e "Zajednicës" të sotme. "Ke ta zgjedhim? Kush është më i mirë se Hashimit?!, shtronte pyetjen në habitore Demaçi ynë!! Një thirrje e tillë autoritative e Adem Demaçit është jo reale dhe aspak logjike, kur dihet se Hashim Thaçi nuk është shquar për asgjë dhe se Kosova është mal kuadrosh, me epërsi absolute morale dhe intelektuale, krahasuar me "heroin" e Demaçit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat