​Rama nuk fton për ta përcjellë ndeshjen me Armeninë, ata që kanë sharë mbrëmë (Foto)

Lajme

​Rama nuk fton për ta përcjellë ndeshjen me Armeninë, ata që kanë sharë mbrëmë (Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 16:59

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se Shqipërinë po e pret sprova finale finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër me Armenin.

Përmes një postimit në rrjetin social Facebook, Rama ka kërkuar që së bashku të jenë me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e për kualifikimin direkt në Finalet e Europianit.
“Është e (para)fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër. Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri së bashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë po aspak të pamundur, të kualifikimitdirekt në Finalet e Europianit. Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar!
Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet dhe mund të zemërohet me të vetëm kur Kuqezinjtë nu k japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar.‪#‎ForcaShqipëria:, ka shkruar Rama në Facebook/A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat