Austria dhe Çekia paralajmërojnë mbylljen e kufirit

Lajme

Austria dhe Çekia paralajmërojnë mbylljen e kufirit

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 16:48

Republika e Çekisë mund të mbyllë kufirin të dielën teksa policia po qëndron në gatishmëri.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm çek Milan Chovanec, i cili e argumenton vendimin me rrezikun që i kanoset vendit të tij nëse Austria mbyll kufirin.

Chovanec deklaroi se si pasojë e mbylljes së kufirit nga Hungaria dhe barrës së rëndë që i ka rënë Austrisë, kjo e fundit mund të detyrohet të mbyllë kufirin dhe më pas të gjithë klandestinët që kanë destinacion Gjermaninë do të kalojnë nga Çekia.

Ky është kërcënimi i radhës që vjen nga vendet ish- komuniste, të cilat refuzojnë strehimin e klandestinëve dhe refuzojnë të kontribuojnë në krizën e madhe që ka përfshirë Evropën.

Por shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian është optimiste.

Federika Mogerini deklaron se shumica e vendeve, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor kanë treguar një vullnet të ri politik në trajtimin e krizës emigrantëve.

Qeveritë e Bashkimit Evr opian ranë dakord të enjten për të rritur dëbimet e emigrantëve të paligjshëm dhe diskutuan ngritjen e një roje kufitare në kuadër të masave për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë nga Siria.

Gjithashtu pjesë e marrëveshjes ishte edhe ndihma për vendet e varfra afrikane nëpërmjet buxheteve të ndihmës në mënyrë që të mos lejohet më hyrja e tyre ne Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat