Përbindësh i maskuar, kjo është bisha më e frikshme e ISIS (Foto)

Lajme

Përbindësh i maskuar, kjo është bisha më e frikshme e ISIS (Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:33

​Ai është një bishë që peshon 127 kilogramë dhe ka fituar famë mes radhëve të Shtetit Islamik. Ekstremisti obez, i njohur si Buldozeri, u ka prerë kokën shumë burrave të armatosur si dhe ka masakruar fëmijë duke u prerë gjymtyrët.
Ai është pjesë e një grupi që njihet si “Komiteti i copëtimit”.

Njësoj si Xhihadisti Xhon, edhe Buldozeri mban maskë.

Javën e shkuar, një 14-vjeçar sirian tregoi se si ekstremisti i shëndoshë i kishte prerë dorën pse kishte refuzuar që të bashkohej me Shtetin Islamik.

Omar tha se Buldozeri mblodhi një tufë fëmijësh që të shihnin gjithçka.

Imazhet e para të Buldozerit u publikuan në qershor të vitit të shkuar.

Ai mbante një mitroloz Browning me vete.

Një armë e tillë peshon 52kg dhe zakonisht montohet mbi makina të blinduara, tanke apo edhe struktura të fiksuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat