Pritet fjala e Prokurorisë për arrestimin e Kurtit

Lajme

Pritet fjala e Prokurorisë për arrestimin e Kurtit

Nga: M.Lakna Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:03

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë për “Bota sot”, se Policia është duke hetuar dhe verifikuar mjetin i cili është përdorur dje në Kuvendin e Kosovës, ku është hedhur gaz lotsjellës. Sipas Kelanit, të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.

"Sa i përket rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-se, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës pas përfundimit të seancës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe zyrtarët kompetent të Kuvendit të Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar dhe te gjitha veprimet e metutjeshme do te ndermirren ne baze te vendimit te prokurorit kompetent", thotë Kelani për "Bota sot"./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat