Pritet arrestimi i Albin Kurtit?

Lajme

Pritet arrestimi i Albin Kurtit?

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:59

Sipas burime bëhet e ditur se policia e Kosovës pritet ta arrestojë deputetin e VV-së Albin Kurtin.

Arrestimi i ish-kreut të VV-së ka të bëjë me veprimin e tij të fundit, një ditë më parë në Kuvend, ku Kurti gjuajti gaz lotsjellës në sallë.

Ndërsa zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë për Bota sot se nuk janë në dijeni për këtë dhe se lajmin e kanë mësuar nga mediat.

“Edhe unë ashtu si ju për këtë rast jam informuar nga mediat” ka thënë Krasniqi./BS/

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë për “Bota sot”, se Policia është duke hetuar dhe verifikuar mjetin i cili është përdorur dje në Kuvendin e Kosovës, ku është hedhur gaz lotsjellës. Sipas Kelanit, të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.

Sa i përket rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-se, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës pas përfundimit të seancës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe zyrtarët kompetent të Kuvendit të Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar dhe te gjitha veprimet e metutjeshme do te ndermirren ne baze te vendimit te prokurorit kompetent./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat