'Sulmohet' rëndë ballisti

Lajme

'Sulmohet' rëndë ballisti

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:49

Ismail Morina, i njohur si Ballisti nuk ishte në Elbasan Arena për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Tifozi i ekipit kuqezi u arrestua nën akuzën për armëmbajtje pa leje dhe mungoi në tribuna, shumë të dashura për të. Kurse, publicisti Dritan Hila e ka sulmuar ashpër atë.

“Morina u arrestua me armë dhe vozitje të shpejtë. Tipike shqiptare. Nuk ka bukë për të ngrënë, e as para për derivate, kurse revolen e ka aty. Të shohim se si do të dukemi tani para syve të huajve”, deklaroi Hila, raporton “Albnews.al”.

“Ai shëtitet me revole në veturë, tipike për një ballkanas që na kujton luftërat e ish Jugosllavisë. Ai është një bandit i barabartë me ata të shekujve 19, 18, ose 17, përveq se tani ka veturë në vend të kalit. Civilizimi ka përfunduar me të, e ai na bënë që në këtë botë të dukemi primitiv”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat