Gjykata lë në burg Ismail Morinën

Lajme

Gjykata lë në burg Ismail Morinën

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:12

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Ismail Morinën. Ndërkohë, tre shtetasit që u arrestuan së bashku me Morinën janë lënë të lirë.

Morina u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi pasi lëvizte i armatosur. Ai akuzohet për “armë mbajtje pa leje”

13:3-Prokuroria kërkon masën “arrest me burg” për Morinën

Ismail Morina është paraqitur ditën e sotme në gjykatë për të marrë masën e sigurisë. Morina i cili është autori i ngritjes së dronit në Beograd, u kap një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi pasi lëvizte i armatosur.

Policia e Tiranës ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë në lidhje me këtë ngjarje, Erion Bahushi, Denis Balla dhe Marin Rexha.

Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ismail Morinën. Mësohet se Morina është shprehur se “nuk kërkon mëshirë pasi nuk është në karakterin e tij”.

“Do të doja të isha përballë një trupe gjykuese serbe, në këtë mënyrë do të mbroja me krenari Shqipërinë. Do të rris dy fëmijë me ideale tërësisht shqiptare”, ka thënë ai. Në fund ka shtuar: “Respektoj vendimin tuaj, sido që të jetë ai”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat