A do ti nënshtrohet opozita kritikave të SHBA-ve!

Lajme

A do ti nënshtrohet opozita kritikave të SHBA-ve!

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:39

Tundimi shqiptarë për të arritur qëllimet politike në Kosovë, në vazhdimësi referencë kryesore e ka pasur Amerikën. Që kur shqiptarët fituan simpatinë amerikane në kohën e presidentit Rugova, lidhja me shpirtërore me Amerikën ka qenë e jashtëzakonshme.
Edhe meritat më të mëdha për këtë miqësi i atribuohen edhe sot presidentit Ibrahim Rugova. Edhe ndërhyrja e NATO-s në Kosovë i atribuohet Amerikës, dhe miqësisë sonë. Ndërhyrja në luftë i dha një kuptim të përjetshëm kësaj lidhje të shqiptarëve me Amerikën.
Edhe për pavarësimin e Kosovës me 2008 i njihen meritat Amerikës.
Kjo përulje e përjetshme e shqiptarëve ka krijuar një lloj shkolle politike konformiste, e motivuar nga pafuqia politike e individëve dhe strukturave të dëshmuara të dëmshme për vendin, të cilat nuk janë kreative dhe nuk premtojnë për vendin, as zhvillim e përparim, por as demokraci.
Por, sjellja në Kuvend e opozitës, hedhja e gazit lotsjellës një lloj arme që përdoret nga policia për shpërndarjen e turmave, ka krijuar huti në opinion dhe shqetësim sidomos tek prania diplomatike këtu.
Reagimi më i fuqishëm ishte ai i miqve tanë amerikanë, duke e quajtur ‘sjellje të tmerrshme të anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës’. Por, më shqetësues është fakti se ambasada amerikane tërheq vërejtjen për rrezikun e futjes së armëve në Kuvend. “Armët nuk kanë vend në parlamente”, thuhet në deklaratën e SHBA-ve.

Reagimi për arsye që Ambasada i ka vlerësuar nuk e precizon nëse armë e konsideron gazin lotsjellës, apo nëse rreziku ishte sipas informacioneve që mund të jenë, se kishte edhe armë në Kuvend. Ose mund të bazohet nga situata dhe informacionet dhe pretendimet se nuk përjashtohet çfarëdo reagimi, kur do të mund të përdoreshin edhe armët.
Ky paralajmërim nga SHBA-të duhet të merret shumë seriozisht nga të gjithë. Kosova nuk ka kohë për ngrehje armësh. Shprehja e pakënaqësive mund të bëhet në forma legjitime dhe legale çfarë i disponon çdo opozitë.
Sigurisht pas reagimeve të shumta, dhuna në Kuvend vështirë se mund të përsëritet më. Por, ajo mund të bartet në rrugë. Kjo aspak nuk do të thotë se mesazhet janë, si ai i kryekuvendarit Kadri Veseli, që të protestohet para qeverisë, dhe aq më pak që të protestohet në mënyrë të dhunshme.
Megjithatë duket se diplomacia europiane, pas rezistencës së opozitës që të miratohen Marrëveshjet, edhe ajo me Serbinë, ka filluar të veprojë, dhe ta vë sadopak Serbinë nën presion, duke i kërkuar nënshkrimin e marrëveshjeve që de fakto nënkuptojnë njohjen e Kosovës. Dhe po ashtu një përshpejtim drejt nënshkrimit të Marrëveshjes së MSA-së dhe të liberalizimit të vizave.
Protestimi dhe kundërshtimi janë të mirëseardhura, por pa flakë dhe armë! I. Morina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat