Kada-Bujupi: Do të ketë rezistencë dhe protesta

Lajme

Kada-Bujupi: Do të ketë rezistencë dhe protesta

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 10:28

​Në një intervistë në kuadër të Orës së Fundit, deputetja Donika Kada-Bujupi ka thënë se veprimet opozitare ishin mënyra e vetme për të ndalur degradimin që po i bëhet shtetit të Kosovës. Ajo nuk deshi të komentonte ecurinë deri te marrja e vendimit për ato veprime, por ritheksoi se opozita s’ka gjë me kolegët e tyre nga pozita, por me qeverinë dhe vendimet e saj, njofton Klan Kosova.
“Ishte mënyra e vetme për të ndërprerë një seancë e cila pretendohej nga pozita se ishte e rregullt. Ndërkohë që kushtet nuk ishin aspak të tilla”.

“Përpjekja jonë sot nuk ishte ballafaqimi me deputetët, por që Kuvendi të mos shndërrohet në një arenë ku kalojnë marrëveshjet që janë në dëm të Kosovës”.

“Pavarësisht veprimeve me të cilat do të duhet të ballafaqohemi, pa dëshirën dhe vullnetin tonë, ne do të vazhdojmë të angazhohemi që të pengojmë zbatimin e këtyre marrëveshjeve”.

“Zakonisht vendimet janë konsensuale – merren në grup”.

“Është rruga më e vështirë për të arritur një qëllim, por qëllimi është më i madh”.

“Nuk dua të hyj në detaje të veprimeve, sepse nuk është aty qëllimi”.

“Ne kemi problem me qeverinë, jo me kolegët tanë deputet”.

Ajo shtoi se u vjen keq nëse dikush është lënduar, por që ata nuk do të prapakthehen. Kjo sepse sipas saj deputetët janë të zgjedhur për premtimet e tyre zgjedhore dhe jo për të bërë marrëveshje në dëm të shtetit.

“Ne nuk do të prapakthehemi. Ia kemi borxh vendit që ta mbrojmë duke rezistuar me të gjitha format zbatimin e këtyre marrëveshjeve”.

“Do të ketë rezistencë dhe protesta”.

“Deputetët nuk janë zgjedhur në emër të demarkacionit dhe asociacionit, por në bazë të premtimeve për 200 mijë vende pune”.

“Gaz lotsjellës është gjuajtur edhe më herët, më 26 janar, në drejtim të deputetëve, kur jemi ballafaquar me agresion nga ana e pushtetit dhe janë lënduar shumë të rinj dhe të reja të këtij vendi”.

“Qeveria duhet t’u përgjigjet 170 mijë qytetarëve që kundërshtojnë veprimet e saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat