Mos e shani Ballist Morinën

Lajme

Mos e shani Ballist Morinën

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 07:08

Ismail Morina, njohur si “Ballisti” u arrestua se iu gjetën disa armë, së bashku me disa shokë të tij.

Heroi i dikurshëm krejt papritur u shndërrua në njeriun, që të gjithë donin ta largonin, madje edhe ta nxijnë.
Ai do të dalë të premten përpara gjykatës si një person, që është gjetur me armë dhe akuzohet për “armëmbajtje pa leje”.

Të shumtë ishin ata që filluan ta shajnë, si “nacionalist primitiv”, por shkuan edhe deri aty, duke e quajtur rëndë “hajvan”.

Ballist Morina nuk ka prekur njeri, ai nuk është dënuar zyrtarisht dhe sharje të tilla as që shkojnë fare për shtat.

Ismail Morina është njeriu, që kishte idenë gjeniale që mbi qiellin e Beogradit, të tregonte faktin se shqiptarët janë autoktonë në Ballkan e serbët nuk janë të tillë. Ai e bëri këtë pa prekur askënd fizikisht.

Kur e shanë, e quajtën “hajvan”, “njeri që nuk ia vlen të na e mbrojë kombin” për faktin se iu gjetën armë, nuk pyeti askush për të, se mund të jetë ndjerë i kërcënuar nga serbët për veprimin që kreu në kryeqytetin serb.

Nëse Ballist Morina është apo jo për burg e vendos gjykata. Askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë atë.

Ismail Morina nuk është si Ivanovi dhe shteti ynë nuk është si shteti serb. Ivanov ishte për burg dhe zuri fushën e blertë në Beograd, kurse Ballisti s’ka treguar dhunë.

Askush nuk ka të drejtë ta gjykojë një njeri, që një Serbi e tërë i “hidhet në sulm” me lloj-lloj etiketimesh, të pabazuara në fakte, por duke e quajtur veprimin e tij “provokativ”.

Gjithashtu, "Ballisti" është personi, që me ç'ka bëri në Serbi, po mban ndezur ëndrrën e shqiptarëve për Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat