Inspektorati Policor hap zyre në Prizren

Lajme

Inspektorati Policor hap zyre në Prizren

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 07:00

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se do të mbahet ceremonia e hapjes së zyrës rajonale të IPK-së në Prizren.

Kjo ceremoni do të mbahet në sallën e takimeve në ndërtesën e Administratës Tatimore në Prizren duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të institucioneve që ndërlidhen me fushën e sigurisë, gjyqësisë, prokurorisë etj.

Hapja e zyrës rajonale në Prizren synon fuqizimin e bashkëpunimit me qytetarë si dhe shihet si një mundësi për kualitet më të lartë të mbikëqyrjes policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat