Ja pse gratë afrikane mund të marrin azil në BE (Foto)

Lajme

Ja pse gratë afrikane mund të marrin azil në BE (Foto)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 00:16

Prestigjiozja britaneze, The Economist, statistikën e fundit e ka kryer për azilkërkuesit në BE, duke u ndalë të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe te vendet afrikane.

Sipas Economist, vendet e Ballkanit me të drejtë janë shpallë me origjinë të sigurtë, duke ua pamundësuar kërkimin e azilit, ndërsa disa vende afrikane si Gambia, Nigeria, Siera Leone, Gana kanë të drejtë azili vetëm femrat dhe jo burrat, pasi të parat janë të rrezikuara nga synetimi, që njihet si akt jo tolerant në BE.

Sa i takon numrit të azilkërkuesve prijnë Kosova, Shqipëria dhe Serbia, por tash bëhet më e vështirë për ta pasi janë shpallë si vende me origjinë të sigurtë. Vetëm Bulgaria dhe Franca, nuk kanë shpallë Kosovën si vend me origjinë të sigurt./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat