Serbët me të shtëna festojnë në anën veriore të Mitrovicës (Foto)

Lajme

Serbët me të shtëna festojnë në anën veriore të Mitrovicës (Foto)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 23:13

(E plotësuar)- Rreth 200 serbë janë tubuar sonte, pas përfundimit të ndeshjes futbollistike Shqipëri-Serbi afër cepit verior të urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë. Ata, siç lajmëron korrespondenti i KosovaPress-it, janë duke festuar fitoren e përfaqësueses serbe në Tiranë, me të shtëna me armë, duke kënduar këngë nacionaliste dhe antishqiptare dhe duke bartur flamuj të shtetit serb.

Forca të shtruara të njësisë RSU kanë bllokuar urën duke mos lejuar qasjen mbi të.

Situatë pothuajse e ngjashme po zhvillohet edhe në cepin jugor të urës, ku janë tubuar qytetarë të shumtë me flamuj kombëtar shqiptarë dhe duke brohoritur “UÇK! UÇK!”.

Festimi i srbëve ka zgjatur për rreth 20 minuta, pas çka ata janë tërhequr në brendi të pjesës veriore të qytetit, ndërsa shqiptarët në anën tjetër të urës kanë vazhduar tubimin./KosovaPress/

Pas Ndeshjes, Shqiptarët dhe Serbët i Afrohen Urës në Mitrovicë

Shqiptarët në jug dhe serbët në veri janë mbledhur afër urës së Ibrit për ta shënuar në mënyrën e tyre fundin e ndeshjes futbollistike Shqipëri- Serbi të luajtur në Elbasan, të cilën e fitoi Serbia me rezultat 2:0.

Afër urës së Ibrit, si në jug ashtu edhe në veri, janë mbledhë turma të njerëzve të cilët janë duke u penguar nga njësitet e reagimit të shpejtë si në jug ashtu edhe në veri për t’u afruar më shumë me njëri- tjetrin, transmeton kallxo.com.

Policia në jug ka filluar t’i largojë tifozët shqiptarë, ndërkohë që dëgjohen brohoritje nacionaliste nga të dyja palët, si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët.

Kjo është pamja e jugut të Mitrovicës pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri- Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat