Ndeshja Shqipëri-Serbi, atmosferë feste në Tiranë (Foto)

Lajme

Ndeshja Shqipëri-Serbi, atmosferë feste në Tiranë (Foto)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 22:21

Nën tingujt e këngëve patriotike shqiptarët në Tiranë, Elbasan e kudo në Shqipëri e kanë kthyer në një festë të vërtetë ndeshjen Shqipëri-Serbi. Kudo në kryeqytetin shqiptar mbizotërojnë ngjyrat e flamurit kuq e zi.

Qindra qytetarë janë mbledhur nëpër lokale e sheshet kryesore të Tiranës për të ndjekur ndeshjen historike nga ekranet e mëdha të vendosura gjithandej. Është një atmosferë ndryshe nga çdo ndeshje tjetër e zhvilluar më parë, me shpresën e fitores së kombëtares sonë.

Të gjithë janë me sytë nga ekrani. Në sheshin para Kryeministrisë janë mbledhur me qindra tifozë për të parë ndeshjen në banerin e madh të vendosur atyre pranë. Qytetarët në Tiranë shprehen të bindur se do të fitojmë, dhe i urojnë fat djemve të skuadrës sonë.

Ka të ardhur nga Kosova, Zvicra, e Danimarka e largët posaçërisht për të parë ndeshjen. Ja si i shprehin ata emocionet e tyre dhe parashikimin e rezultatit përmes kamerës së Kosovapress....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat