Cili ishte ai këshilltar që ia bëri këtë skandal Pacollit

Lajme

Cili ishte ai këshilltar që ia bëri këtë skandal Pacollit

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 22:00

Kreu i AKR'së ka bërë një fotografi me Edi Ramën në Elbasan. Ajo që bie ne sy janë flamujt që janë vendosur afër tyre. Në anën e Ramës është flamuri shqiptar, ndërsa në anën e Pacollit ai serb. Si duket ky detaj i ka ikur "enturazhit" të Pacollit.

Ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka realizuar një takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama para fillimit të ndeshjes në mes të Shqipërisë dhe Serbisë në ‘Elbasan Arena’. Pacolli ka publikuar fotografi nga takimi edhe në Facebbok, derisa në tavolinë shihet flamuri i Shqipërisë dhe ai i Serbisë.

“Në pritje të sfidës emocionante me Serbinë duke biseduar me kryeministrin Rama, zonjën e tij dhe diplomatë të lartë gjermanë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat