Pacolli niset për Elbasan me aeroplan privat

Lajme

Pacolli niset për Elbasan me aeroplan privat

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:39

Presidenti i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli është nisur për në Elbasan për të parë ndeshjen ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe asaj të Serbisë.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se dasht Zoti të na prift e mbara sonte në ndeshjen e shumë pritur ndaj Serbisë dhe është lutur që çdo gjë të shkon mirë e të gjithë tifozet që janë nisur sot të shkojnë mirë në Elbasan.

“Të dashur miq, tani po nisem edhe unë për Elbasan për të mbeshtetur Kombëtaren e Shqipërisë. Dhe sigurisht për të sjellur fat. Dasht Zoti të na prift e mbara sonte në ndeshjen e shumë pritur ndaj Serbisë. Lutem që çdo gjë të shkon mirë dhe që të gjithë tifozet që janë nisur sot nga Kosova, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, Itali etj të shkojnë mirë në Elbasan. Sonte jemi të bashkuar për një qëllim, Forca Shqipëria!”, ka shkruar në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat