Thaçi do të merr pjesë në konferëncën të nivelit të lartë në Luksemburg

Lajme

Thaçi do të merr pjesë në konferëncën të nivelit të lartë në Luksemburg

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:16

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Punë të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë ftesë nga presidenca e Luksemburgut të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesessë lartë të BE-së, Federica Mogherini për një konferencë të nivelit të lartë në Luksemburg.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë të gjithë ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme të shteteve të Bashkimit Europian.

”Sot, me ftesën e presidencës së Luksemburgut të Bashkimit Europian dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, znj. Federica Mogherini, do të jem së bashku me të gjithë ministrat e punëve të jashtme dhe të brendshme të shteteve të Bashkimit Europian dhe rajonit në një konferencë të nivelit të lartë në Luksemburg, ku do të diskutojmë për sfidën e refugjatëve që ka përfshirë kontinentin. Unë do ta konfirmoj përkushtimin e Kosovës, që të luaj rol aktiv në gjetjen e zgjidhjeve për këtë problem të ndjeshëm, për të cilin bazuar në vetë historinë e saj, Kosova bashkëndjen në mënyrë të veçantë.
Është kjo një mundësi e mirë që të tregojmë rolin e pazëvendësueshëm të Kosovës në luftimin e trafikimit të refugjatëve dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët tanë, për rajonin dhe për tërë Europën. Komuniteti ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po e pranon Kosovën si një anëtare aktive. Tani BE duhet të na mbështes, duke hequr edhe regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaci në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat