Shqipëri-Serbi, në ndihmë të Policisë së Shtetit edhe 20 policë nga Kosova dhe emergjencat civile (Foto)

Lajme

Shqipëri-Serbi, në ndihmë të Policisë së Shtetit edhe 20 policë nga Kosova dhe emergjencat civile (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:05

Në ndihmë të Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi janë angazhuar edhe trupa të policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të emergjencave civile.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka falenderuar dy grupet e punonjësve të policisë së Kosovës, të cilët kanë ardhur në ndihmë të Policisë Shqiptare dhe janë planizuar në sherbim në stadium kryesisht tek tifozet nga Kosova dhe Plisat.

Më pas Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka falenderuar edhe skuadren vullnetare të Emergjencave Civile që po kryejnë shërbim vullnetar me punonjësit e policisë për mbajtien e rregullit gjatë futjes së tifozave në stadium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat