Ambasadori shqiptar tregon arsyen e refuzimit të notës se protestës

Lajme

Ambasadori shqiptar tregon arsyen e refuzimit të notës se protestës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 17:59

Ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçka, sqaron arsyet se pse nuk u paraqit për të marrë notën e protestës në Ministrinë e Jashtme të Serbisë. Në një intervistë të shkurtër për NEWS 24 nga Beogradi, Boçka tha se incidenti i ndodhur mbrëmë me autobusin e Kombëtares serbe nuk ishte bazë për një notë proteste.

”Ne gjykuan që nuk kishte asnjë bazë që të merrej një masë për një gur të hedhur dhe të vihej në diskutim i gjithë mundi i palës shqiptare për të siguruar këtë aktivitet. Prandaj unë mora vendimin të mos e marr”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me masën që Serbia mori për mosnjohjen e statusit të tij për një periudhë 6-mujore, Boçka tha se nuk mund t’i cenojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Është një praktikë e njohur diplomatike. Është një shprehje e pakënaqësisë së autoriteteve të MPJ-së serbe ndaj qëndrimit tim në këtë rast, megjithatë mendoj se kjo nuk i cenon marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat