E pabesueshme, ja sa vite burg mund të dënohet Ballisti

Lajme

E pabesueshme, ja sa vite burg mund të dënohet Ballisti

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 17:16

Aktualisht, Morina ndodhet në dhomat e izolimit në Policinë e Tiranës, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e ‘mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Për këtë akuzë ai rrezikon nga 7 deri në 15 vite burg.

Një ditë më parë Ballist Morina u arrestua në Tiranë pasi u kap me një pistoletë Zastava në brez me 6 fishekë. Ndërsa në makinë atij u gjet edhe një armë tjetër, po pa leje.

“Gjate kontrollit te makines se tij ju gjet nje pistolete tjeter TT me 30 fisheke. Më daten 07-10-2015 efektivët e Komisariatit nr.1, ndaluan katër shtetas për armëmbajtje, filloi procedimi me katër autorë të arrestuar në flagrancë për veprat penale të: “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” nenei 278 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Ismail Morinaj, lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane”,-ka thënë më parë Policia e Tiranës.

Të premten në orë 10:00, një ditë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi, Ismail Morina i njohur si Ballisti që ngriti Dronin me flamurin “Autctonus” në Beograd do të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Morina u prangos dy net më parë në Tiranë në kushtet e flagrancës, ku patrullat e komisariatit numër 1 i sekuestruan atij dy pistoleta.

Burime për ReportTv nga prokuroria sqaruan se ndaj Morinës do të kërkohet “arrest me burg” për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe moskallëzimit të krimit.

Masa pritet të shqyrtohet nga gjyqtari, Julian Haxhiu, ndërsa avokati Ardian Visha kërkon hetimin e tij me masë detyrim paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat