Elbasani në gjendje lufte (Video)

Lajme

Elbasani në gjendje lufte (Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:55

Elbasani është blinduar i gjithi nga forcat e policisë.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë duket se ka kaluar në plan të dytë, pasi gjendja në qytet i ngjanë më shumë një gjendje lufte.

Qyteti i Elbasanit është i mbushur plot e përplot me policë dhe sikur të mos mjaftonte kjo, qyteti po vëzhgohet edhe nga qielli.

Me anë të një video të postuar nga Procesi Sportiv, shihen helikopterë të shumët në qiell, të cilët gjendjen po e vështrojnë edhe nga lartë.

Këto pamje nuk i ngjajnë si të një ndeshje futbolli, por shpresojmë se diçka të tillë do të shohim në mbrëmje nga futbollistët tanë.

Elbasani eshte blinduar i gjithi. Nuk duket shume si nje ndeshje futbolli por shpresojme ate te na e dhurojne djemte ne mbremje.

Posted by Procesi Sportiv on Thursday, 8 October 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat