Kur Rusia tregon muskujt në ajër dhe det (Video)

Lajme

Kur Rusia tregon muskujt në ajër dhe det (Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:23

Këto pamje tregojnë raketat ruse duke fluturuar mbi qiejt e Iranit dhe Irakut, teksa i drejtohen Sirisë.

Video është postuar nga një llogari kurdësh.

Raketat fluturojnë shumë poshtë, ndërsa ato janë nisur nga anijet luftarake ruse në Kaspik, rreth 1500 kilometra larg objektivave.

Pas sulmeve ajrore me avionë luftarakë mbi Siri, Rusia nisi të mërkurën goditjen e objektivave të Shtetit Islamik në Siri me anë të raketave të lëshuara nga luftanijet e vendosura në detin Kaspik, 1500 km larg.

Lajmi u konfirmua nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili tha se 4 luftanije kanë lëshuar 26 raketa me baza në det ndaj 11 objektivave të grupit xhihadist, duke i shkatërruar ato.

Në një njëjtën kohë, siç raportohet, trupat tokësore siriane kanë nisur një ofensivë nën mbrojtjen ajrore nga Rusia në terren, por pa përcaktuar objektivin e këtyre të fundit, nëse janë sërish xhihadistët e ISIS, apo edhe rebelët opozitarë.

Rusia mohon gjithsesi pretendimet se sulmet ajrore njëjavore të saj kanë goditur kryesisht objektiva që s’kanë të bëjnë me ISIS-in, por ato të rebëlëve sirianë të trajnuar nga SHBA-të për të rrëzuar Presidentin Bashar al-Assad nga pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat