Hammond: Kosova në UNESCO, i duhet trashëgimisë serbe

Lajme

Hammond: Kosova në UNESCO, i duhet trashëgimisë serbe

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:58

Shefi i diplomacisë britanike, Philip Hammond, zhvilloi një takim sot në Beograd me kryeministrin, Aleksandër Vuçiç.

Hammond tha se Kosova duke u anëtarësuar në UNESCO do të ketë detyrime shtesë, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe.

“Pres nga Kosova të mbrojë atë trashëgimi dhe i thashë kryeministrit Vuçiç se sërish do të bisedoj me partnerët në UNESCO, në mënyrë që këtë mesazh ta përforcojmë”, citojnë mediet e Beogradit kryediplomatin Hammond.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës me gazetarët pas bisedës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pranimi i kryediplomati britanik për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është një “shuplakë” për Serbinë, pasi kjo e fundit lobon prej kohësh kundër kësaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat