Tensioni rritet/ Serbia ndërpret raportet diplomatike me Shqipërinë

Lajme

Tensioni rritet/ Serbia ndërpret raportet diplomatike me Shqipërinë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:18

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur ta bojkotojë ambasadorin e Shqipërisë për një periudhë prej 6 muajve.
Ai ka deklaruar sot për mediat serbe se ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçko, nuk do të ketë kontakte diplomatike, pasi ka refuzuar të pranojë një notë proteste nga qeveria serbe, me rastin e incidentit në Tiranë, ku u godit me një gurë autobusi me lojtarët e përfaqësueses serbe në futboll.
Vuçiq u ka thënë gazetarëve se Shqipëria ka të drejtë për një reagim të tillë, për të cilin Serbia mund të përgjigjet në dy mënyra, ta shpallë ambasadorin shqiptar si person të padëshiruar apo t’ia pamundësojë atij takimet me zyrtarë serbë për një periudhë prej 6 muajve.
“Ai brenda 6 muajve nuk do të mund të takohet me mu, dhe me asnjë zyrtarë tjetër. Një sjellje të tillë anti-diplomatike, nuk mund ta kuptojë”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka shtuar se një incident të tillë nuk do ta kishte dëshiruar askush në Shqipëri, “edhe pse ajo nuk ishte vetëm një gurë, por një sjellje tjetër josportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat